Serie A, Bogdani mungon, alarm ne kombetare

31/05/2009 11:30

Erjon Bogdani eshte ne dyshim per ndeshjen e fundit te Serise A, qe skuadra e tij Kievo do te luaje sot kunder Napolit ne stadiumin ne “San Paolo”.

Lajmi eshte bere i njohur dje nga mediat italiane, sipas te cilave sulmuesi shqiptar vuan nje demtim te lehte, i cili mund ta lere jashte formacionit te pare te skuadres veroneze. Skuadra e trajnerit Di Karlo do te luaje sot kunder Napolit me qetesine maksimale, te cilen ia ofron garantimi i qendrimit ne Serine A qe ne javen e parafundit te Serise A.

Lajmet e fundit nga Kievo nenvizojne se eshte shume e mundshme qe Erjon Bogdani te heqe dore nga aktivizimi ne ndeshjen e sotme, pasi te premten ai ka lene para kohe fushen e lojes ne takimin miqesor te luajtur ne Vilafranka, per shkak te nje shqetesime ne ije.

Ky eshte nje lajm jo i mire edhe per trajnerin e Kombetares, Kuzhe, i cili duhet te shpresoje qe demtimi te mos jete i rende, pasi Bogdani i duhet i disponueshem per Portugaline.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA