Moto GP, Stoner triumfon ne Itali

31/05/2009 18:45

Kejsi Stoner ka dominuar Cmimin e Madh te Italise, duke dominuar ne pisten e lagur te Muxhelos. Me kete fitore te dyte te sezonit australiani i Dukatit ka marre edhe kryesimin e klasifikimit te pergjithshem per pilotet.

Kushtet e veshtira klimaterike kane detyruar te gjithe pilotet qe ne mesin e gares te ndryshojne gomat, duke pasur gjithashtu dhe nje permbysje te klasifikimit, megjithate nuk ka pasur asnje pilot mundesi per te rivalizuar Stonerin dhe motorin e tij.

Spanjolli Horge Lorenco me Yamaha ishte i vetmi i cili u perpoq te mbante hapin e kryesuesit dhe e kaloi finishin i dyti, nderkohe qe Valentino Rosi rikuperon kur kishin mbetur vetem dy xhiro nga perfundimi per te marre vendin e trete edhe pse motori i tij nuk ishte ne gjendje te mire.

Protagonist te kesaj gare kane qene dhe Adrea Doviciozo dhe Loris Kapirosi te cilet e mbyllen kete gare respektivisht ne vendin e katert dhe te peste.

Pas kesaj gare Stoner merr kryesimin e klasifikimit te pergjithshem i ndjekur nga Lorenco dhe Rosi ne vendin e trete.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta