Kalimash, Thaci: Tashme malet s’na ndajne dot

31/05/2009 13:15

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci e ka cilesuar rrugen Durres-Kukes si nje simbol te paqes dhe begatise se shqiptareve por edhe te gjithe popujve te rajonit.

“Sot eshte nje dite e madhe per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne. Sot eshte nje dite e madhe edhe per mua personalisht, sepse ekziston nje lidhje mes ketij rrugetimi dhe lirise se Kosoves. Jane te shumta e te pallogaritshme rastet kur me bashkeluftetaret e mi, me ore te tera e kemi bere kete rruge per lirine e vendit dhe sot Tirana e Prishtina jane si kurre me prane njera tjetres dhe do afrohen dhe me teper ne te ardhmen”, u shpreh Thaci pasi u takua me kryeministrin Berisha ne mes te tunelit.

“Pa dyshim, element qendror i kesaj afersie shpirterore, fizike dhe materiale eshte liria dhe pavaresia e Kosoves, eshte shteti i Kosoves. Pavaresia e Kosoves njeh nepermjet kesaj rruge dimensionin e plote te afrimit. Kemi qene te ndare ne shekuj, por kurre nuk kemi qene larg njeri-tjetrit dhe gjithmone kemi sakrifikuar per t’u afruar”, deklaroi kryeministri i Kosoves.

Ne vijim te fjales se tij, ai shtoi se tashme kombin tone nuk mund ta ndajne as malet dhe as bjeshket, pasi sipas tij, keto pengesa jane zevendesuar me pune, idel dhe vizion. Ai falenderoi dhe kryeministrin Berisha, te cilin e pergezoi per punen e bere ne ndertimin e kesaj vepre.

“Pervec deshirave e endrrave per integrimin, kjo rruge do t’i jape zhvillim te dyanshem vendeve tona. Kjo eshte autostrada e shpreses, kjo eshte historia jone, kjo eshte rruga e integrimeve, kjo eshte rruga e shek XXI, kjo eshte rruga e paqes, stabilitetit dhe zhvillimeve ne rajon”, perfundoi Thaci.

Top Channel