Nje muaj para ndalimit te duhanit ne gjithe vendet publike ne Greqi, pikerisht ne Diten Nderkombetare Kunder Duhanit ka filluar fushata per informimin e opinionit publik per demet qe shkakton ky ves dhe masat qe do te hyjne ne fuqi te cilat ashtu si ne vendet europiane kane parandaluar shume semundje vdekjeprurese qe lidhen me pirjen e duhanit.
Vetem ne Greqi mbi 20 mije persona humbin jeten ne vit nga pirja e duhanit. Nga Athina e deri ne Selanik, pikerisht ne Diten Nderkombetare Kunder Duhanit, organet greke te shendetsise dhe shoqatat e studenteve te fakulteteve mjekesore ne universitetet greke, kane filluar nje fushate informuese per rreziqet e pirjes se duhanit.
“Statistikat e njohura nga vendet e tjera europiane te cilat kane zbatuar ligjin e ndalimit te duhanit vertetuan se perfitimet ishin teper te medha”, shprehet Georgeos Kiriakidis nga Departamenti Shendetsor ne Greqine e veriut.
Krenar qe nuk ka pire gjate gjithe jetes se tij asnje cigare, presidenti grek Karolos Papulias ishte shtetasi i pare helen qe firmosi te ashtuquajturen “Angazhim jete”, karten e te drejtave dhe detyrave te te gjitheve per nje mjedis te paster nga tymi i duhanit, ndersa e ka karakterizuar pirjen e duhanit fatkeqesi te shoqerise greke. “Isha jo vetem nje iniciator kunder duhanit, por edhe ne cdo ministri qe kam qene, kam luftuar dhe nuk kam lejuar prijen e duhanit”, thekson Papulias.
Nje sondazh me 600 te punesuar ne qendrat e argetimit tregoi se 85% e te anketuarve e konsiderojne ligjin e ri si nje mase teper te domosdoshme per shendetin publik. Aktualisht me ndalimin te duhanit ne vendet publike jane dakord 65% e atyre qe pijne duhanin dhe 95% e atyre qe nuk e pijne. Nje prej statistikave me tragjike ne shoqerine greke eshte fakti qe 3 ne 10 femije kane provuar cigaren qysh ne moshen 13 vjec.
Duke llogaritur vleren e medikamenteve mjekesore qe perdoren per kurimin e semundjeve qe lidhen me pirjen e duhanit, specialistet greke vleresojne se shuma e tyre tyre tejkalon shifren prej 5 miliarde eurosh .
Top Channel