Zgjedhjet, 3855 kandidate per 140 vende

30/05/2009 08:25

Plot 3855 kandidate per deputete do te garojne ne zgjedhjet e 28 qershorit per 140 mandate ne Parlament.

Pas miratimit te listes shumemerore te kandidateve per deputete ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, bilanci eshte se per zgjedhjet e 28 qershorit do te konkurrojne nje numer i konsiderueshem kandidatesh, krahasuar kjo me numrin e kandidateve ne zgjedhjet e vitit 2005. Ne baze te llogarive, raporti mes atyre qe do te fitojne dhe humbin eshte 1 me 27, c’ka do te thote se ne 27 konkurrues 1 do te jete fitues.

Ky numer vjen si rezultat i ndryshimit te sistemit zgjedhor, por edhe i numrit te larte te subjekteve politike qe jane regjistruar ne gare, si dhe menyra se si jane ndertuar koalicionet. Sistemi i meparshem e ndante vendin ne 100 zona zgjedhore, nga ku dilnin 100 deputete me zgjedhje te drejtperdrejte dhe 40 te tjere ne baze te rezultatit ne proporcional.

Ne baze te sistemit te ri, vendi eshte i ndare ne 12 qarqe dhe 140 deputetet do te zgjidhen drejtpersedrejti. Nga shperndarja, pjesa me e madhe e ketyre 12 qarqeve kane nje numer te madh mandatesh, si Tirana 32, Fieri 16 mandate, Elbasani 14 etj. Por ne keto zgjedhje verehet edhe nje numer i madh subjektesh politike konkurruese. Ne zgjedhjet e 2005-es garuan 22 subjekte politike, ndersa ne keto zgjedhje u regjistruan 45 parti dhe dorezuan listat shumemerore 36 te tilla. Nga keto te fundit, vetem nje partie iu refuzua e drejta per te vijuar garen, pasi nuk i plotesoi dokumentet e nevojshme.

Top Channel