Supriza, eliminohet Venus Uilliams

30/05/2009 09:35

Supriza e pare e Roland Garo eshte eliminimi i amerikanes Venus Uilliams, nderkohe qe pretendentet e tjere, Rafael Nadal, Dinara Safina, Endi Merrej dhe Maria Sharapova kane kaluar ne turin e katert te ketij turneu.

Numri 1 i botes per meshkuj, Nadal ka mundur me lehtesi ne tre sete, 6-1, 6-3 dhe 6-1 Lejton Hjuit, duke vazhduar rrugen drejt suksesit te peste radhazi ne fushen pariziene.

Venus Uillimas i ka dhene shume shpejt lamtumiren ketij turneu. Pas nje demtimi te gjate qe e zbriti edhe ne renditjen boterore, tenistja amerikane eshte mundur ne raundin e trete nga hungarezja Szavay, sfide qe zgjati me pak se 1 ore e gjysme.

Ka kaluar me shume veshtiresi ne raundin e 4 Maria Sharapova. Tenistja ruse e cila rikthehet pas 10 muajsh per shkak te nje nderhyrje kirugjikale ne shpatull ka mundur 2-1 me sete kazakistanasen Shvedova.

Ka kaluar pa shume probleme ne raundin tjeter eshte kampionia ne fuqi e ketij turneu, Ana Ivanovic qe mundi 6-0 dhe 6-2 ceken Benesova.

Top Channel