Stervitja, Kuzhe humbet anen e erret

30/05/2009 08:40

Stervitja e pare me Kombetaren kuqezi ka bere qe trajneri Josip Kuzhe te humbase anen e erret te kampionatit shqiptar.

Drejtuesi i ri i stolit te perfaqesueses ka perfituar nga pushimi pas drekes me skuadren, per t’u paraqitur ne tribunen e stadiumit “Niko Dovana” ne ndeshjen Partizani-Kastrioti.

Ai ka ndjekur vetem 45 minutat e para te sfides “play-out” dhe me pas eshte detyruar te largohet, per shkak te seances stervitore me futbollistet e paraqitur ne diten e pare te grumbullimit. 56-vjeçari ka qendruar ne stadium deri rreth ores 17.15 dhe me pas u largua, sepse 45 minuta me vone kuqezinjte duhej te ishin ne fushen e Shijakut.

Tekniku kroat nuk e ndoqi kete ndeshje per te vezhguar ndonje element te veçante, pasi asnje nga futbollistet qe zbriten ne fushe nuk eshte ne “orbiten” e Kombetares.

Perballja do t’i sherbente per te krijuar nje ide me te qarte rreth kampionatit shqiptar dhe nivelit te skuadrave qe konkurrojne ne aktivitet. Nderkohe, gjate dites se djeshme nje pjese e kontingjentit kuqezi eshte paraqitur ne grumbullimin per dy ndeshjet e ardhshme: eliminatoren e 6 qershorit me Portugaline dhe miqesoren me Gjeorgjine, qe luhet vetem kater dite me pas. Perveç nente lojtareve, te cilet aktivizohen ne Kategorine Superiore, ekipit i jane bashkuar edhe disa prej legjionareve qe nuk jane te impenjuar me klubet e tyre.

Perveç treshes se Krivbasit, Bulku, Hidi dhe Bylykbashi, te pranishem ishin edhe Kristi Vangjeli dhe Jahmir Hyka. Per kete te fundit behet fjale per grumbullimin e pare pas shtate muajsh, periudhe gjate te ciles holandezi Ari Han nuk e ka marre parasysh. “Jam i kenaqur qe rikthehem serish ne Kombetare. Te them te drejten jam ndjere gjithmone pjese e skuadres, pavaresisht se ne muajt e fundit nuk kam qene i grumbulluar”, tha lojtari i Maincit, qe tashme do te luaje ne Bundeslige.

“Nje tjeter rezultat pozitiv me Portugaline do ta kompletonte festen time per rikthimin ne perfaqesuese dhe ngjitjen e skuadres ne eliten e futbollit gjerman”. Sot, stervitja e Kombetares do te vazhdoje me dy seanca ne dite, ndersa deri te henen grupi pritet te kompletohet plotesisht.

Gjate dites se djeshme, Portugalia ka publikuar edhe listen zyrtare, me futbollistet qe trajneri Karlos Kueiroz do te kete ne dispozicion per sfiden ne “Qemal Stafa”.

Drejtuesi i stolit luzitan ka perzgjedhur 24 emra, mes te cileve nuk kishin si te mungonin yjet Kristiano Ronaldo, Deko, Nani, Karvajo, Pepe, Bosingua, Simao Sabroza apo Migel. Ajo qe bie me shume ne sy eshte rikthimi i Luis Boa Mortes, mesfushorit te Uest Hemit, i cili nuk grumbullohej prej tre vjetesh. Nje vend ne skuader iu rezervua edhe mbrojtesit te Deportivo La Korunjes, Hoze Kastro, per te cilin vjen grumbullimi i pare.

Top Channel