Jorge Lorenzo ka rezultuar piloti me i shpejte edhe ne provat zyrtare te Mugello-s.
Spanjolli i Yamaha-s ka regjistruar kohen me te mire 1:48:987, duke lene pas australianin Casey Stoner me 21 te mijtat me shume, ndersa vendin e trete e ka arritur italiani Loris Capirossi me Suzuki. Kampioni i botes ne fuqi, Valentino Rossi, i cili eshte edhe mbreti i kesaj piste pasi ka fituar 7 here rresht, u rendit vetem ne vendin e katert edhe pse tregoi nje forme te mire.
Kryesuesi i renditjes aktuale, Daniel Pedrosa nuk ka mundur te konkurroje me rivalet e ketij sezoni pasi Honda nuk eshte pershtatur me asfaltin e pistes toskane. Ai ka mundur te regjistroje vetem kohen e tete me te mire. Gara zhvillohet neser ne oren 14:00 dhe transmetohet direkt nga paketa SuperSport.
Top Channel