Kuzhe: Po punojme per ekipin e se ardhmes

30/05/2009 18:30

Trajneri i ri i kombetares shqiptare, Josip Kuzhe ka dhene pershtypjet e para per lojtaret qe ai ka patur ne dispozicion gjate ketyre 3 diteve te para te grumbullit para ndeshjeve me Portugaline dhe Gjeorgjine.

“Kam patur edhe me pare informacione rreth lojtareve, kam pare edhe disa DVD. Sic e dini lista eshte e perbere me 27 futbolliste, detyra jone eshte qe te nxjerrim 18 me te miret per keto dy ndeshje dhe me pas te formojme ekipin e te ardhmes”, shprehet kroati.

Ne vijim ai ka folur per strategjine qe duhet ndjekur ne dy ndeshjet e radhes. “Duhet te percaktojme menyren sesi do te luajme, sesi do te rreshtohemi ne fushe. Duhet te permiresojme anen taktike. Me ardhjen e legjonareve do te kem nje ide me te qarte per skuadren. Persa i perket Portugalise, do te mundohemi te ndertojme nje shpirt fitues ne menyre qe ta mbyllim me sukes kete sfide dhe te kenaqim tifozet shqiptare”, vijon Kuzhe.

Tekniku kroat pranoi dy para sfides me portugezet do te kete nje ide te qarte mbi formacionin qe do te luaje qe nga minuta e pare. Debutimi i 56 vjecarit Kuzhe si trainer i kombetares shqiptare do te jete te shtunen me 6 qershor ndaj Portugalise ne Tirane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA