Vetevritet ne qeli i paraburgosuri

29/05/2009 15:40

Pas dy tentativave per t’u vetvrare, nje i paraburgosur ne qelite e 313 i ka dhene fund jetes ne kembet e krevatit me carcaf. (UPDATE)

Besnik Hasa 44 vjec nga Kukesi dhe me banim ne Bathore priste te gjykohej per akuzes se kishte shtyre bashkeshorten e tij, Elisabeta Hasa ne vetevrasje, ngjarje e ndodhur ne janar te ketij viti.
Babai i kater femijeve thane autoritetet e burgjeve javet e fundit ishte shfaqur i cekulibruar dhe ishte shprehur se nuk i duhej me jeta pas vdekjes se te shoqes.

Madje ai ka tentuar te vetembytet po me carcaf edhe dy here te tjera, njehere ne burgun 302 dhe nje here ne spitalin e burgut.
I paraburgosuri ka perfituar nga fakti qe njerin nga shoket e qelise ka dale nga dhoma pasi kishte nje proces gjyqesor dhe menjehere ka kryer vetevrasjen. Megjithe nderhyrjen e policise se burgjeve ai ka nderruar jete rruges per ne spitalin e burgjeve.

Psikologe te burgut thane per Top Channel se kohet e fundit viktima shprehej shpesh per vetevrasjen e gruas se tij me fjalet: “I thashe te vriste veten, por bera shaka nuk e mendova se do ta bente kete gje”.

Bashkeshortja e tij Elisabeta u gjet e vdekur ne shtepine e ciftit ne Bathore dhe per kete gje u arrestua Besniku.

Prokuroria e akuzonte ate per ushtrim dhune dhe nxitje ne vetvrasje, e per kete kater dite me pare ai nisi procesin ne Gjykaten e Tiranes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA