Durres, pezullohet puna ne port

29/05/2009 10:15

Ne oret e para te mengjesit te sotem eshte pezulluar puna ne portin me te madh te vendit, ne Durres. Pezullimi ka ardhur per shkak te motit shume te keq, stuhive te shiut dhe dallgeve ne det te hapur.

Kapiteneria e portit ka ndaluar levizjen e mjeteve te vogla te peshkimit. Gjithashtu eshte pezulluar puna edhe ne perpunimin e anijeve tregtare ne port, por edhe ne punimet per zgjerimin e kalatave te portit.

Ka vazhduar levizja normale e trageteve te linjave te ndryshme. Nderkohe moti i keq ka shkaktuar probleme edhe ne qarkullimin brenda ne qytet.

Top Channel