Athina nuk nderhyn ne percarjen e minoritetit

29/05/2009 12:30

Kryetari i Partise per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule dhe kryetari i Organizates Omonia, Vasil Bollano, u priten ne nje takim prej ministres se Jashtme Greke, Dora Bakojani.

Takimi, ne te cilin ishte i pranishem edhe zevendesministri i Jashtem per Ceshtjet e Minoriteteve, Theodhoros Kasimis, zgjati afersisht 15 minuta.

Burime prane Ministrise se Jashtme greke thane per Top Channel, se kreret e minoritetit grek ne Shqiperi, sqaruan pozicionin e partise se tyre lidhur me vendimin per kalimin ne koalicionin opozitar dhe informuan zonjen Bakojani per situaten politike ne Shqiperi.

Te njejtat burime sqaruan se pala greke ka zgjedhur te mos perzihet ne percarjen e minoriteti dhe fraksionet e krijuara ne kete parti.

Pas perfundimit te takimit, kryetari i PPDNJ, Vangjel Dule u beri thirrje te gjithe emigranteve te vijne ne Shqiperi per te votuar.

“Athina mbeshtet marredheniet e shkelqyera midis Shqiperise dhe Greqise, mbeshtet integrimin e Shqiperise dhe u takon zgjedhesve shqiptare te marrin vendimin e tyre se kush do te qeverise. Ne si PBDNj kerkojme te jemi te me te preferuarit e elektoratit”, u shpreh Dule.

Top Channel