Shkarkimet ne administrate, denoncim nga PBDNJ

28/05/2009 15:10

Partia per te Drejtat e Njeriut ka denoncuar shkarkimin e anetareve te kesaj partie nga administrata shteterore per motive politike.

“Jane shkarkuar 18 drejtore ne te gjithe Shqiperine, perfaqesues te PBDNJ-se, njerez qe jane marre me konkurs, po qe jane hequr nga puna me te njejtin motivacion. Ky veprim eshte akt tipik i gjykatave te llojit partizan”, u shpreh sekretari i pergjithshem, Leonard Solis.

Zoti Solis i ben thirrje strukturave te shtetit dhe vecanerisht Partise Demokratike t’i trajtojne mire punonjesit e administrates.

Nga ana tjeter ai denoncon kandidimin per deputet te disa drejtoreve te pergjithshem ne disa ministri gje, e cila bie ne kundershtim me ligjin.

Top Channel