Prokuroria: Te konfiskohen pronat e Lul Berishes

28/05/2009 13:10

Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon konfiskimin e pronave te Lulzim Berishes, kreut te bandes se Durresit, ndaj te cilit zhvillohet nje proces.

Prokuroria kerkoi qe te konfiskohen 33 apartamente, 19 mije metra toke, nje dyqan, 23 garazhe dhe nje makine tip BMW X5.

Sipas prokurorise keto prona dyshohet se jane siguruar nga aktivitete te paligjshme te Lulzim Berishes.

Nderkohe gjate seances se sotme gjyqesore ku duhet te deshmonte i penduari, Adriatik Coli, Berisha kerkoi perjashtimin e avokatit te tij mbrojtes.

Top Channel