Kartat, Berisha: Procesi ne fazen finale

28/05/2009 17:25

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka deklaruar ne mbledhjen e sotme te qeverise, se procesi i pajisjes se qytetareve me karta identiteti ka hyre ne fazen finale.

Kreu i qeverise ka bere te ditur se ka mbetur nje numer i vogel i personave pa pasaporte qe ende nuk kane aplikuar per leternjoftim.

“Procesi i pajisjes me karta ka hyre ne fazen finale. Kompania “Sagem” ka marre persiper nderprerjen e aplikimeve te personave me pasaporte. Jane edhe 80-100 mije persona pa pasaporte qe nuk kane aplikuar ende”, ka pohuar Berisha.

Kryeministri ka paralajmeruar zyrat e gjendjes civile qe t’i japin perparesi personave pa pasaporte, ne te kundert do te kete penalizime.

“Gjendjet civile te mos pranojne aplikime nga personat me pasaporte. Do te kete penalizime per punonjesit e gjendjeve civile qe shkelin rregullat”, ka shtuar Berisha.

Top Channel