Iran, shperthim ne nje xhami, 15 te vdekur
28/05/2009 19:40
Te pakten 15 persona kane vdekur si pasoje e nje atentati me eksploziv ne nje xhami ne qytetin juglindor te Zahedanit, ne Iran.
Lajmin e ben te ditur agjencia lokale e shtypit, “Irna”, sipas te ciles nga shperthimi 50 persona te tjere kane mbetur te plagosur.
Zona ku ndodhi shperthimi eshte bere fushe beteje mes policise iraniane dhe trafikanteve te droges, si dhe militanteve.
Burimet shtojne se bilanci i viktimave eshte ende provizor dhe mund te rritet ne oret ne vazhdim.
Top Channel