Indi, betohet qeveria e re me 79 ministra

28/05/2009 13:45

Kryeministri indian Manmohan Singh ka finalizuar kabinetin e ri, pas disa ditesh manovra politike.

79 ministra te rinj dhe te vjeter ne moshe, nga rajone, niveli dhe pakica te ndryshme, jane betuar ne nje ceremoni ne kryeqytetin Delhi. Singh eshte rikthyer ne pushtet, pasi partia e tij e Kongresit fitoi nje mandat vendimtar ne zgjedhjet e fundit.

Dalja nga kriza dhe rritja e ekonomise jane objektivat e tij primare. Partia e tij dhe aleatet e Aleances Progresiste te Bashkuar fituan 262 vende ne parlamentin me 543 deputete. Me 79 anetare qeveria eshte me e madhja e dhjete viteve te fundit.

Top Channel