Berisha ne Kavaje, apel per kartat

28/05/2009 15:00

Kryeministri Sali Berisha ishte ne Kavaje, per t’i kerkuar cdo qytetari te aplikoje per dokumentat elektronike dhe te marre pjese ne zgjedhje.

Ne zonen qe e ka zgjedhur gjithmone deputet, kete here pjese e qarkut te Tiranes, Berisha akuzoi Ramen se sipas tij per shkak te humbjes, po pergatit skenarin e mospjesemarrjes ne zgjedhje.

“Socialistet po bejne cmos per skenaret e tyre. Ju bej thirrje, qe cdo njeri prej jush te shkoje ne zgjedhje me leternjoftime ose pasaporta. Rama do cdo gje tjeter vec zgjedhjeve”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha e cilesoi te paprecedente mungesen e keut te opozites ne listat e deputeteve, por sipas tij shqiptaret do t’i japin pergjigje me 28 qershor.

“Ajo qe na perket ne, eshte t’i japim Shqiperise zgjedhjet me te mira qe ka patur”, u shpreh Berisha.

Top Channel