Analizat perjashtojne gripin e derrit

28/05/2009 15:50

Instituti i Shendetit Publik konfirmon zyrtarisht se ne Shqiperi nuk ka asnje rast me virusin H1N1.

Pacienti i dyshuar 24 ore me pare nuk rezulton te jete prekur prej gripit te derrit, pavaresisht dyshimeve te forta qe ekzistonin.

Sipas analizave laboratorike ne ISHP dyshohet per viroza te tjera te stines te cilat jane hasur edhe me pare.

Gjendja shendetsore e pacientit i cili erdhi me temperature te larte ne spitalin infektiv dhe qe u dyshua per virusin H1N1 tashme eshte permiresuar.

Ai ka dale nga karantina dhe po trajtohet ne nje nga pavionet e ketij spitali. Diagnoza e pacinetit ende nuk eshte percaktuar ekzaktesisht, por sipas specialisteve dyshohet te jete viroze e stines dhe per shkak se ai mbarte edhe semundjen e diabetit, imuniteti i trupit te tij ka rene ndjeshem duke dhene simptoma te forta qe cuan ne dyshimin per grip derri.

Nderkohe ne laboratorin e ISHP-se mostrat e marra vazhdojne analizohen per te dale se shpejti me nje konkluzion perfundimtar mbi llojin e virozes.

Top Channel