AI: Gerdeci, korrupsion dhe trafik

28/05/2009 11:55

Gerdeci dhe gjendja e te drejtave te njeriut ne Shqiperi jane pjese e nje raporti te “Amnesty International” publikuar se fundmi. (UPDATE)

Nje hapesire e madhe ne raport i kushtohet tragjedise se Gerdecit, qe solli me pas akuzat per korrupsion dhe tregtise se paligjshme te armeve.

Keshtu ministri i Mbrojtjes dha doreheqjen dhe humbi imunitetin e tij, ndersa disa zyrtare te Ministrise qe ai drejtonte u arrestuan.

Shperthimi shkaktoi 26 te vdekur, mbi 300 te plagosur dhe shkaterrimin ose demtimin e qindra shtepive.

Nderkohe lufta kunder korrupsionit ka prekur kryesisht zyrtaret e nivelit te ulet, ndersa besimi i publikut per sistemin gjyqesor eshte i ulet.

Fati i Remzi Hoxhes, mister

Ne raport permendet edhe zhdukja e Remzi Hoxhes, fati i te cilit mbetet ende i panjohur, nderkohe qe ka tre te pandehur per kete ceshtje.

“Ilir Kumbaro, nje prej te akuzuarve, eshte gjykuar ne mungese, por policia britanike gjeti nje person qe mendohet te jete pikerisht i kerkuari. Ende nuk eshte realizuar ekstradimi i tij ne Shqiperi”, thuhet ne raport.

Shqiperia, vend ku dhunohen grate

Por “Amnesty International” thekson edhe problemet kryesore ne trafikimin e femrave, shfrytezimin e femijeve, si dhe dhunen ne familje.

Ai ngre zerin edhe per incidente, tortura dhe keqtrajtim te te burgosurve ne komisariatet e policise dhe burgjet shqiptare. Per jetimet, raporti thote se u mohohet e drejta e strehimit.

Nje ne tre gra ne vend eshte e dhunuar. Vetem ne nente muaj gjate vitit 2008 jane raportuar 612 incidente te dhunes ne shtepi, ndersa shume te tjere mendohet se nuk jane raportuar. Autoritetet, vlereson raporti, kane marre masa per te shtuar mbrojten per viktimat, por shume pak raste kriminale kane perfunduar ne dyert e gjykatave. Grate dhe vajzat ne Shqiperi shpesh terheqin ankesat, pavaresisht kercenimeve te renda qe kane pesuar. Femrat vazhdojne te trafikohen si prostituta kryesisht ne Itali dhe Greqi.

Nivel i larte papunesie

Persa i perket situates ekonomike raporti vlereson se niveli i papunesise mbetet i larte, pavaresisht se vazhdon progresi ekonomik. Me shume se 18 perqind e popullsise jeton nen minimumin jetik me 2 dollare ne dite, ndersa vuan nga mungesa e arsimimit, ujit, si dhe e sherbimeve shendetesore e sociale.

Top Channel