Gripi i derrave ne Shqiperi?

27/05/2009 15:05

Pas paralajmerimeve dhe alarmeve te javeve e muajve te shkuar, duket se virusi i gripit te derrave ka prekur edhe Shqiperine.(UPDATE)

57- vjecari, Sajmir Rrepishti, diplomat ne Ministrine e Jashtme eshte izoluar ne sallen e reaminacionit ne Spitalin Infektiv ne Tirane dhe mjeket kane dyshime te forta se ai eshte prekur nga virusi H1N1, ndryshe i njohur si gripi i derrit.

Rrepishti po kthehej nga Damasku  dhe ishte tranzit ne Vjene kur pati nje gjendje te renduar shendetesore.

Diplomati ka patur temperature te larte, ndaj mjeket austriake kane kerkuar qe t’i behen analiza te detajuara sapo te mberrinte ne Shqiperi.

“Konsiderohet si nje rast i dyshuar dhe eshte izoluar”, u shpreh Gazmend Bejtja, drejtor i Shendetit Publik ne Ministri.

I gjithe personeli i spitalit dhe pacientet jane pajisur urgjent me maska mbrojtese.

Ne Institutin e Shendetit Publik do te kryhen te gjitha analizat e duhura dhe pas 40 oresh pritet te dalin analizat e sakta, qe do te konfirmojne ose do te largojne dyshimet e mjekeve.

Burime zyrtare njoftojne edhe ne te kaluaren ka patur raste te dyshuara qe jane mbajtur te izoluar, por qe ne fund kane rezultuar jo te prekur.

Saimir Rrepishti eshte punonjes i Ministrise se Jashtme. Ai sebashku me nje pjese tjeter te delegacionit shqiptar ka marre pjese ne konferencen islamike per rezoluten e Kosoves.

Top Channel