Gerdeci, analistet: Fajtoret e vertete te lire

27/05/2009 19:35

Vendimi i gjykates ne Majemi te SHBA, ku dy autore pranuan fajin per trafikimin e fishekeve kineze nga Shqiperia ne Afganistan risjell ne vemendje te analisteve nje dite te re te kendveshtrimit te tragjedise se Gerdecit, e cila ende nuk ka fajtore.

Ndonese dy ceshtjet e trafikimit te fishekeve dhe te ndertimit te fabrikes se Gerdecit jane dy ngjarje me pista te ndryshme hetimi, pronaret per analistin Mero Baze jane te njejte.

“Ajo qe ndodhi ne drejtesine amerikane dhe ne procesin ne Majemi tregoi se drejtesia amerikane di t’i vere pikat mbi “i”. Ndersa partneret shqiptare te atyre fajtoreve jo vetem qe jane ne politike, por tentojne te bindin shqiptaret se i kane duart e pastra”, deklaron Baze.

Edhe Skender Minxhozi, drejtor i revistes “Mapo”, e cila here pas here i ka kushtuar investigime te posacme ngjarjes se Gerdecit, e ve theksin tek dy proceset gjyqesore ne Amerike dhe Shqiperi kane pika te lexueshme takimi, por gjykimi i ceshtjeve, sipas tij tregon edhe njehere se Shqiperia vuan nga nje sistem drejtesie te korruptuar.

“Po t’i shtojme kesaj semundjeje endemike te drejtesise faktin qe ndodhemi mes nje fushate elektorale dhe kur te pandehurit paradite cojne avokatet ne gjyq dhe pasdite bejne mitingje, i bie qe ne te mos kemi nje lexim real te procesit. Krimi eshte rruges, pergjegjesit larg procesit dhe familjaret e viktimave ne dyert e gjykatave”, pohon Minxhozi.

Ne te njejten linje drejtori i informacionit ne televizionin “Ora News” Alfred Peza, thote se vendimi i gjykates ne Majemi te SHBA, ne lidhje me trafikimin e fishekeve eshte nje rast per te pare se si funksionon drejtesia ne nje vend demokratik.

“Ky vendim pervecse ka treguar ndryshimin e sistemit te drejtesise mes dy vendeve, ka nxjerre drejtesine shqiptare ne menyrat e saj te hetimit. Kur ka prova te reja rihapet hetimi dhe prova eshte se ka pasur nje skeme te municioneve qe kane vajtur nga Shqiperia ne Afganistan”, deklaron Peza.

Top Channel