Mediu: Zgjidhje urgjente te ceshtjes se prones

26/05/2009 15:55

Republikanet kane shfrytezuar kongresin e tyre ku jane prezantuar edhe 140 kandidatet per deputete ne zgjedhjet e 28 qershorit per t’i kerkuar kryeministrit, Sali Berisha, zgjidhjen e problemit te prones gjate mandatit te dyte te se djathtes ne pushtet.

“Kerkojme zgjidhjen urgjente te ceshtjes se prones dhe kthimin e prones te pronari i ligjshem te ata qe e kane trasheguar ne menyre te ligjshme”, u shpreh Mediu.

Nje kerkese te ciles kryeministri i ka dhene menjehere pergjigje.

“Do te bejme perpjekjen maksimale qe te cojme deri ne fund ceshtjen e pronesise. Shqiperia do te ndryshoje kater here me shume se keto kater vite qeverisje. Ne nuk kemi fjale, po kemi vepra”, u shpreh Berisha.

Kryeministri gjate fjales se tij pershendetese vuri theksin tek kontributi qe zoti Mediu si partnerin e tij te ngushte politik dhe kontributin ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Top Channel