KQZ kalon listen e PS-se

26/05/2009 15:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot me unanimitet listat shumeemerore te disa partive, mes tyre edhe te Partise Socialiste.

Komisioni i kishte kthyer listat e Partise Socialistet te shtunen, pasi ne qarkun e Lezhes lista nuk permbushte kriterin e 30 perqindeshit te pjesmarrjes se grave.

Te njejtin problem paraqiste edhe lista demokrateve ne Qarkun e Kukesit, por demokratet kishin shtuar me shume kandidate se sa numri i mandateve te ketij qarku, me argumentin se kjo nuk eshte kunder ligjit. Te shtunen, miratimi i listave te PD-se dhe refuzimi i listave te PS-se, kishte shkaktuar debate.

Miratimi sot, i listave te Partise Socialiste dhe i disa partive te tjera, nuk i dha fund perfundimisht kesaj mbledhje, e cila vazhdon qe prej te premtes se shkuar.

Per t’u shqyrtuar neser kane mbetur edhe disa parti te tjera te vogla, te cilat paraqisnin probleme, kryesisht me dokumentacionin. Ne total, nga 35 subjekte qe paraqiten ne KQZ lista shumemerore per zgjedhjet e 28 qershorit, 31 subjekte paten probleme me listat, kryesisht me dokumentacionin e kandidateve.

Miratimi perfundimtar i listave nga KQZ, i fikson ato njehere e pergjithmone, pa pasur mundesi per te bere ndryshime ne to dhe i hap rruge shtypjes se fleteve te votimit.

Top Channel