Godo: Republikanet, te jene pjese e qeverise

26/05/2009 11:35

Partia Republikane ka hapur sot fushaten per zgjedhjet e 28 qershorit e ne ceremonine e saj ishte i pranishem edhe kryeministri Sali Berisha.

Republikani, Sabri Godo ne fjalen e tij, vleresoi arritjet e maxhorances ne fushen e integrimit, ndersa theksoi se qeveria, pjese e te ciles eshte edhe PR, ka bere cdo veprim ne menyre racionale per t’i sherbyer vendit.

“Republikanet duhet te jene pjese e kabinetit te ardhshem, per te dhene serish kontribut ne zhvillimin e vendit”, u shpreh Godo.

Nderkohe kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjate fjales se tij vleresoi punen e ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ne kuader te anetaresimit te vendit ne NATO.

“Keto kater vjet jane realizuar projekte qe me pare as nuk mendoheshin, ndersa sot ne premtojme se Shqiperia do te ndryshoje kater here me shume se mandati qe po leme pas”, u shpreh Berisha.

Sipas kryeministrit, jehona e reformave te qeverise e bene vendin me te vleresuar, nderkohe qe protokolli i anetaresimit te Shqiperise ne NATO, u ratifikua ne nje kohe rekord.

Top Channel