Fushata, kontroll financave te partive

26/05/2009 21:05

Fushata per zgjedhjet e 28 qershorit do te monitorohet edhe ne aspektin financiar.

Zgjedhjet dhe fushata qe i paraprin ato shoqerohen gjithmone me shpenzime nga ana e forcave politike, por shume shpesh mediat dhe opinioni ka patur dyshime lidhur me faturat qe deklarojne vete partite dhe shpenzimet reale.

“Permes monitorimit te reklamave dhe veprimtarive gjate fushates, si dhe teknikave tona investigative, ne do te llogarisim koston e tyre dhe do ta krahasojme me shifren qe kane deklaruar partite”, ka deklaruar nje nga perfaqesuesit e institucionit qe do te beje monitorimin.

Ne kete proces do te merren parasysh edhe rregullat qe parashtrohen ne Kodin Zgjedhor.

Top Channel