Berisha peruron hidrocentralin e Ashtes

26/05/2009 15:45

Kryeministri, Sali Berisha ishte ne qarkun e Shkodres per te peruruar nisjen e punimeve ne hidrocentralin e Ashtes, investimi i nje kompanie austriake qe pritet te perfundoje pas 2 vjet e gjysme.

Kryeministri Berisha ka gjetur rastin t’i ktheje pergjigje edhe zerave per centralin berthamor.

“Kompania investon ketu 160 milion euro, ka marre persiper te ndertoje dhe sjelle ketu teknologjine me te mire dhe me avancuar, te perfundoje hidrocentralin per 40 muaj dhe te bashkohet me sistemin energjetik shqiptar. Ky ka qene centrali nuklear qe Sali Berisha do te ndertonte per Shkodren”, u shpreh kryeministri.

Por sipas kryeministrit Berisha hidrocentrali i Ashtes nuk eshte projekti i vetem i rendesishem per sistemin energjitk shqiptar.

“Ne hapim siparin e fillimit te punimeve jo ne nje, dhjete apo tridhjete, por ne 104 hidrocentrale, te cilet do te fillojne nga ndertimi brenda nje viti me nje kapacitet prodhues te marra se bashku 1 mije megavat, me nje investim teresor prej 2.2 miliard euro”, u shpreh Berisha.

Kreu i qeverise tha se punesimi eshte objektivi kryesor i qeverise se tij.

“Ne keto 104 hidrocentrale, ju garantoj se minimumi i te punesuarve ne to do te jete 60 mije punonjes ne Shqiperi”, theksoi me tej Berisha.

Kryeministri Berisha premtoi se gjate 4 viteve te ardhshme, Shqiperia do te kete papunesine me te ulet se mesatarja e vendeve anetare te Bashkimit Europian.

Top Channel