Rama: Qeveri dhe per emigrantet

25/05/2009 15:45

Vota e emigranteve duket se kete radhe do te jete me e rendesishme se kurre. Edhe per kete arsye kryetari i opozites Edi Rama kaperceu kufirin per t’u ndalur me komunitetin e shqiptareve qe jeton dhe punon ne Greqi.

Ne nje takim te vecante me kryetarin e bashkise ne Volosi, si dhe deputete te ketij rajoni, shefi i socialisteve shqiptare falenderoi autoritetet greke per ndihmen qe u japin shqiptareve ne drejtim te integrimit te tyre ne Greqi.

Kryetari i socialisteve shqiptare dhe drejtues te PS-se, Blushi, Dalipi, Tavo dhe Ahmetaj jane ndalur ne nje takim masiv me emigrante shqiptare ne Trikala.

Zoti Rama premtoi per te gjithe komunitetin shqiptar atje se PS ne qeverisje do te kujdeset per te mbajtur gjalle gjuhen shqipe duke hapur nje kanal te dyte te televizionit publik shqiptar.

Mes entuziazmit parazgjedhor, qe duket se ka kaluar kufijte e Shqiperise, kryetari socialist u ndal edhe ne nje takim tjeter ne Veria ku preku nje nder ceshtjet kryesore qe shqetesojne komunitetin shqiptar kudo qe jeton ne Europe, sherbimin konsullor per te cilin tha se PS do te kujdeset qe ai te jete sipas standarteve europiane.

“Duhet te rezistojme dhe te mundim varferine e papunesine ne atdheun tone te dashur”, u shpreh Rama.

Zoti Rama tha se ps synon qe pas 28 qershorit te nenshkruaje nje marreveshje mes Shqiperise, Greqise dhe Italise per njohjen e periudhes se sigurimeve per efekt pensioni, ndersa u ndal ne nje tjeter premtim.

“Ju jap fjalen se eshte hera e fundit qe per te shprehur vullnetin tuaj juve duhet te beni rrugen per te shkuar ne fshatin tuaj ne Shqiperi. Ne ju garantojme voten per heren tjeter nga ketu ku jeni”,u shpreh Rama.

Top Channel