
Paris Hilton deshiron te martohet dhe te kete femije me te dashurin, Doug Reinhardt. Trashegimtarja nuk ka lene rast t’i shpetoje pa treguar se po ia kalon mire me njeriun qe i ka pushtuar zemren, i fundit ne listen e gjate te lidhjeve te saj.
Paris deklaroi ne nje gazete se ndonese ka vetem tre muaj qe e njeh, ka vendosur te qendroje me Doug dhe te kete edhe femije me te. Nga ana tjeter, as komentet e tij nuk kane munguar.
“Paris eshte shume e vecante per mua, me ka ndryshuar jeten. E kuptova qe ne momentin qe e takova se eshte e duhura. Do t’i kerkoj te martohemi, po s’mund ta them se kur. Nuk dua te prish surprizen”, ka thene Reinhardt.
Cifti ka kaluar nje jave pushime magjike ne jug te Frances, si dhe ishin te pranishem ne Festivalin e Kanes.
Top Channel