Pakistan, ushtria progres ndaj talebaneve

25/05/2009 14:10

Ushtria pakistaneze njoftoi se ka bere progres ne luften kunder bastioneve te talebaneve ne luginen Swat.

Nje zedhenes tha se pervec se kane ne kontroll shumicen e qytetit Mingora, arritje jane shenuar edhe ne disa pjese te lugines. Rendi eshte vendosur ne disa rruge te qytetit.

Ushtria i eshte afruar bazes se talebaneve ne Piocar. Luftimet nisen pas deshtimit te marreveshjes se paqes ne fillim te muajit dhe detyruan 2,4 milione njerez te braktisin shtepite.

Top Channel