Pakistan, ushtria merr nen kontroll nje qytet

25/05/2009 16:55

Forcat pakistaneze te sigurise kane marre nen kontroll nje tjeter qytet te rendesishem ne luginen e Suatit, duke ua marre ate talebaneve.

Lajmin e bejne te ditur burime ushtarake lokale, sipas te cilave trupat hyne ne qytetin Malam Xhaba pas nje beteje te ashper qe shkaktoi vrasjen e 8 militanteve.

Qyteza ne fjale ndodhet ne linjen kryesore te komunikimit mes lugines se Suatit dhe Mansehras, nje qytet i rendesishem ne autostraden qe lidh Pakistanin me Kinen.

Top Channel