Irani, gjashte anije lufte ne Gjirin e Adenit

25/05/2009 14:45

Irani ka derguar gjashte anije lufte ne Gjirin e Adenit. Lajmin e beri te ditur agjencia Isna, qe duke iu referuar nje admirali, tha se ky ishte nje akt qe tregon forcen e Teheranit.

“Ky eshte nje sinjal per kedo qe kerkon te konfrontohet ushtarakisht me regjimin e Ajatollahut”, tha Habibollah Sayyari.

Dhjete dite me pare qeveria iraniane tha se do te dergonte ne Gjirin e Adenit dy anije lufte per te mbrojtur kompanite e saj naftenxjerrese nga sulmet e pirateve.

Top Channel