“Gerdeci”, Familjaret: Te perjashtohen gjyqtaret

25/05/2009 15:15

Pak dite pas vendimit te Gjykates se Larte, sipas te cilit familjaret e 18 viktimave te tragjedise se Gerdecit nuk kane te drejte ta ndjekin si pale procesin penal, ata i drejtohen serish te njejtes Gjykate duke kerkuar perjashtimin e tre gjyqtareve te Kolegjit.

Sikurse edhe Prokuroria e Pergjithshme familjaret kembengulin mbi perjashtimin e Besnik Imerajt, per konflikt interesash, Evgjeni Sinoimierit dhe Irma Bales per anshmeri objektive ndaj te pandehurve.

Ne tre kerkesa te dorezuara perkatesisht per secilin gjyqtar, familjaret kerkojne gjithashtu nepermjet avokates edhe vemendjen ne kete ceshtje te kryetares se Gjykates se Larte, Shpresa Becaj, ndonese zonja Becaj e rrezoi nje kerkese te njejte te prokurorise per largimin e treshes nga Kolegji i Gerdecit.

Duke qene se Gjykata e Larte te premten vendosi qe familjaret e viktimave te tragjedise do te jene pjese e nje procesi civil dhe jo pale ne ate ku jane te pandehurit, te demtuarit theksojne se eshte e drejta e tyre kushtetuese per te qene pale edhe ne procesin penal.

Ata sjellin si shembull praktiken gjyqesore te ceshtjes se masakres se 2 prillit 1991 ne Shkoder.

Familjaret e pishtareve te demokracise Arben Brozi, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu ishin pale ne procesin penal duke kerkuar zbardhjen e te vertetes dhe procedimin e fajtoreve.

Po ashtu duke kerkuar denimin e fajtoreve edhe familjaret e tragjedise theksojne se “si te demtuar , trashegimtare te viktimave do te vijojme te jemi pale ne procesin penal ku kerkojme procedimin e fajtoreve”.

Te premten kolegji me treshen qe kerkohet te perjashtohet vendosi te ndaje dosjen e Gerdecit. Ne Gjykaten e Larte mbeti vetem Fatmir Mediu, ndersa 29 te akuzuarit e tjere do te gjykohen nga Gjykata e Shkalles se Pare. Por pritet qe ky vendim te sjelle reagime te tjera, me te cilave nje mundesi eshte Gjykata Kushtetuese.

Top Channel