Bushati: PS, ndihme shtresave ne nevoje

25/05/2009 21:55

Kandidati i PS ne qarkun e Tiranes, Ditmir Bushati ka rrefyer arsyet perse eshte bashkuar me subjektin e majte per ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Bushati ka theksuar se ekipi i mbledhur tek PS synon t’iu vije ne ndihme shtresave te pambrojtura te shoqerise, te lena ne harrese sipas tij nga qeveria.

“Me PS me kane bashkuar disa elemente, nje sere vlerash qe une besoj, per disa zgjidhje qe kane ne themel te tyre shtresat me te pambrojtura te shoqerise. Me lidh nje vizion i ri dhe vlera dhe njerez te tjere, te cilet kane marre persiper per t’i ndare ato ne nje ekip qe besoj se do te qeverise Shqiperine pas 28 qershorit”, ka deklaruar Bushati.

Duke folur per angazhimin e te rinjve ne politike, ai ka komentuar krijimin dhe funksionimin e KOP-it te PD, qe sipas tij pavaresisht se perbehej nga elemente te rinj, keta te fundit ata jane kthyer ne nje politike te vjeter.

“Ajo qe shohim pas 4 viteve eshte se te rinjte e KOP-it sot ngjajne me nje grup te vjetrish. Prandaj une e kam pasur ne medyshje perfshirjen ne politiken e se djathtes. Ata jane bere pjese e disa perbaltjeve personale, ndersa disa te tjere jane bere ikona te korrupsionit. Gjithashtu, ka ministra qe kane instaluar sistemin e pandeshkueshmerise”, ka pohuar Bushati.

Top Channel