Berthamoret, Obama: Te reagojme te bashkuar

25/05/2009 19:10

Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti nderkombetar duhet te reagojne te bashkuar ndaj testit berthamor te Korese se Veriut.

Keshtu ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama, lidhur me lajmin e dhene sot nga Peniani, se ka testuar me sukses dy raketa berthamore.

Reagime kane ardhur edhe nga Kina dhe Rusia, e cila pervec se ka denuar testimin ka ftuar Korene e Veriut qe te respektoje regjimin kunder perhapjes se armeve te shkaterrimit ne mase.

“Rusia, si anetar i perhershem i Keshillit te Sigurimit te OKB-se i denon keto veprime qe dobesojne Traktatin kunder zhvillimit te armeve berthamore”, ka deklaruar zedhenesja e Kremlinit, Natalia Timakova.

Top Channel