Tirana nderon Dritan Hoxhen

24/05/2009 17:35

Me mijera miq, dashamires dhe bashkepunetore kane kthyer te dielen ne nje dite pelegrinazhi ne varrezat e Sharres, ne periferine perendimore te Tiranes.

Vendi ku prehet Dritan Hoxha themeluesi dhe babai i Top Channel dhe Top Medias, nje vit nga ndarja e tij e parakohshme, ka perjetuar edhe nje here dhimbjen e madhe.

Fillimisht te familjareve, te Nene Zyrase, te bashkeshortes Vjollces dhe tre vajzave te tij. Me pas shoket dhe bashkepunetoret me te ngushte te Tanit, jane mbledhur serish rreth tij.

Te heshtur, te pamesuar me humbjen e tij dhe ne kerkim te keshilles se fundit, qe nuk erdhi kurre.

Me pas te gjithe ne heshtje punonjes, miq e te aferm, nderuan me dhimbje, njeriun qe ndau me ta endrren.

Nje vit pas humbjes se pazevendesueshme te Dritan Hoxhes, gjithsesi kujtimi i tij mbetet gjalle nga vepra e tij.

Ne shenje mirenjohjeje dhe respekti, aksi kryesor i hyrjes ne Tirane, ne metropolin europian te gjithe shqiptareve, mban tashme prej disa kohesh emrin e vizionarit qe e deshte dhe punoi shume qe Shqiperia te ishte si gjithe Europa: rruga “Dritan Hoxha”.

Top Channel