Elbasan, nene e bije mbyten ne Devoll

24/05/2009 11:50

Nje grua dhe e bija e saj kane vdekur ne menyre tragjike ne fshatin Dushk te qarkut te Elbasanit. (UPDATE)

Selvi Cepja, 45 vjec dhe dy femijet e saj, kane qene duke kaluar ne kembe lumin Devoll kur gruaja eshte rrembyer nga rrjedha e forte dhe bashke me te bijen 7 vjec ka ka humbur jeten.

I vetmi qe i shpetoi tragjedise ka qene djali 3 vjec, i cili eshte nxjerre nga lumi nga nje banor i zones.

45 vjecarja se bashku me femijet, ishte nisur per tek prinderit e saj qe banonin ne nje fshat pertej lumit.

Mungesa e nje ure per kilometra te tere, por edhe kushtet ekonomike e kane detyruar ate qe si te gjithe banoret e tjere te zones te zgjedhe kalimin ne kembe te lumit ne nje pike te rrezikshme.

“Te gjithe kalojne ketu pasi ky eshte vendi me i afert dhe bileta eshte me e lire”, eshte shprehur nje banor.

Pasi e ka marre rrjedha, trupi i pajete i nenes 45 vjecare eshte gjetur nga polumbaret shume kilometra larg, ne afersi te Kucoves, ndersa vazhdojne ende kerkimet per gjetjen e trupit te vajzes 7 vjecare.

Nderkohe djali tre vjecar i shpetuar mrekullisht eshte derguar menjehere ne spital dhe ndodhet jashte rrezikut.

Tragjedia e rende e familjes Cepja eshte ajo e radhes. Banoret tregojne se ky nuk eshte rasti i pare kur ne kete lume jane mbytur njerez.

“Ne kete lume mund te jene mbytur mbi njezete njerez. Dhe cdo vit ka permbytje te zonave perrreth. Une kam shtepine letu afer dhe rrezikohem shpesh nga permbytjet”, thote nje tjeter banor.

Per vite me radhe ata kane kerkuar nga autoritetet ndertimin e nje ure, por asnjehere nuk jane degjuar.

Top Channel