
Vetem nje jave pas perfundimit te spektaklit me popullor ne Shqiperi, “Big Brother Albania 2”, banoret e shtepise me te famshme ne vend, u mblodhen perseri ne nje tjeter nate surprizash ne Top Channel.
Te gjithe se bashku treguan te pathenat deri tani, nga bashkejetesa e tyre 3 mujore.
Gjate spektaklit te mbremshem pati surpriza por edhe debate mes banoreve, qe paten si shkas zbulimin e prapaskenave te permbledhura ne klipe te ndryshme qe shkaktuan edhe reagimet e tyre.
Debati qe e rriti paksa temperaturen e mbremjes se te premtes ishte ai rreth puthjeve te Adelaides dhe Bjordit si dhe deklarimet qe konkurentet kishin bere per njeri tjetrin ne gazeta te ndryshme gjate intervistave te tyre.
Nderkaq ish-banoret e shtepise me te famshme treguan edhe se si po shkojne marredheniet e tyre jashte saj. Anjeza dhe Arjoni pranuan se marredhenia e tyre nuk eshte tashme njesoj duke lene te kuptohet se ata nuk jane me se bashku.
Megjithate te gjithe dukeshin te kenaqur nga kjo eksperience ndonese kane edhe rezervat e tyre per jeten se bashku ne shtepi.
Ne fund u ndane edhe dhurata. Qetsori pervec cekut qe mori javen e kaluar prej 50 mije eurosh iu dorezuan edhe celsat e nje mazde kabriolet, Adelaida fitoi nje bilete per te pare nje nga garat e formules nje dhe te gjithe se bashku do te bejne nje udhetim turistik neper qytetet kryesore te vendit dhe turi i tyre do te perfundoje ne Prishtine.
Top Channel