Islami: PD shperndan kupona falas

23/05/2009 15:20

Mbremjen e se premtes emisioni “Fiks Fare” denoncoi rastin strukturave lokale te Partise Demokratike ne Durres, qe u mundesonte votuesve qe mendohej se do te votojne djathtas, pajisjen falas me kuponat per leternjoftime, edhe pse ne nje rast me certifikate te falsifikuar. (UPDATE)

Duke marre shkas nga rasti ne fjale, sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste, Kastriot Islami, beri nje panorame me te gjere te procesit te shperndarjes se leternjoftimeve, duke iu referuar sic tha ai vete, shifrave zyrtare te Minstrise se Brendshme.

Shifra 353 mije aplikime per votuesit pa pasaporte dhe ritmi prej rreth 60-70 mije aplikime ne cdo 10 dite, i ben socialistet te arrijne ne perfundimin se deri ne 12 qershor 2009 nuk mund te kete me shume se 450-460 mije aplikime te votuesve pa pasaporte.

Mesa duket, duke e marre per te mireqene qe nje pjese e shtetasve nuk mund te votojne me 28 qershor, socialistet paraqesin 5 kerkesa konkrete per qeverine:

Ata kerkojne qe komisionit ad hoc te parlamentit qe monitoron procesin e pajisjes me leternjoftime dhe veshguesve te ODIHR-it t’u vihen ne dispozicion lista e votuesve pa pasaporte qe nuk kane aplikuar akoma, lista e votuesve pa pasaporte qe kane aplikuar, gjetja e nje zgjidhje per ata qe do te mbeten pa mjet identifikimi me 12 qershor 2009, venia ne dispozicion e shifres dhe e listes se votuesve pa pasaporte qe e kane marre leternjoftimin dhe e fundit, venia ne dispozicion e listes se votuesve qe kane pasaporte.

“Sot na rezulton se procesi ka deshtuar. Mungesa e transparences per kerkesat e PS-se dhe faktet e mbremshme na shtyne te pohojme se prapa paafesise dhe mungese se vullnetit qendron edhe nje skeme e manipulimit te sofistikuar per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve permes heqjes se mundesise se votimit te 10 perqind te votuesve ne listen e zgjedhesve. Partia Socialiste nuk do ta lejoje kete gje. Nuk do te kete zgjedhje farse ne Shqiperi. Perseris do te bejme ashtu kallezim penal bazuar ne filmimet e mbremshme te cilat njekohesisht do t’i vihen ne dispozicion edhe OSBE/ODHIR”, u shpreh Islami.

Ministria e Puneve te Brendshme nepermjet zedhenesit te saj e ka cilesuar gjithmone ecurine e procesit si normale.

“Deri me 22 maj kane aplikuar 1 milion e 50 mije shtetas, prej te cileve shumica nga ata pa pasaporte. Gjithashtu, lista e rifreskuar e personave pa pasaporte i eshte derguar PS. Cdo korrespondence mund te gjendet ne faqen e internetit te MPB. Askush nuk do te mbetet pa u pajisur me karten elektronike”, ka deklaruar zedhenesi i MPB, Fatmir Konja. 

Top Channel