Tirane, arrestohet autori i dy vrasjeve

22/05/2009 12:05

Ka perfunduar ne prangat e policise nje person i shumekerkuar per dy vrasje.

Flamur Hida eshte arrestuar sot ne rrugen “Komuna e Parisit” ne Tirane, ndersa uniformat blu i sekuestruan edhe tre pistoleta me silenciatore.

Hida grabiti dhe ekzekutoi ne vitin 1998 biznesmenin italian Stefano Rosi. Ai ishte denuar ne mungese me burgim te perjetshem nga Gjykata e Tiranes.

Ish-pjesetari i bandes se Yzberishtit, ishte shpallur ne kerkim edhe per nje sere grabitjesh. Policia dyshon se ai eshte vrases me pagese.

Top Channel