Mullen: Irani me bombe berthamore, nje katastrofe

22/05/2009 04:25

Pasojat e nje Irani te pajisur me arme berthamore do te ishin “katastrofike” dhe fuqite e medha duhet te veprojne se bashku per te parandaluar nje gje te tille.

Keshtu eshte shprehur shefi i Shtabit te Pergjithshem te ushtrise amerikane, admirali Mike Mullen.

Deklarata e tij vjen nje dite pas njoftimit nga presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad se Irani kishte kryer proven e nje rakete me rreze te larget veprimi, qe sipas analisteve ushtarake mund te godase Izraelin dhe bazat amerikane ne Gjirin Persik, nje nga burimet kryesore te naftes se paperpunuar per Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Top Channel