Grate e denuara qe mesojne profesione

22/05/2009 16:25

Dhjetera gra vuajne denimin ne burgun 325 ne Tirane. Autore krimesh te ndryshme ato jane penalizuar sipas ligjit, por brenda atyre mureve ato perpiqen te pergatiten per rifillimin e jetes jashte burgut.

Ato ushtrohen per te mesuar profesione te ndryshme qe do t’u sherbejne ne jeten e re.

Njera prej tyre, Pranvera Manjani eshte 56 vjec. Ajo eshte nje nga 90 te denuarat e burgut 325. Ndersa tregon detaje nga e kaluara e dhimbshme e jetes se saj qe perfundoi me vrasjen e burrit me te cilin kishte 7 femije, ajo thote se pesonte cdo dite dhune fizike nga bashkeshorti i saj i alkoolizuar.

Pranvera gjen paqe teksa lexon Biblen ne biblioteken e burgut. Fare prane qelise se saj ndodhet Hajrie Hoxha, 32-vjecarja qe eshte denuar me 10 vjet per shfrytezim prostitucioni.

Hajria eshte nene e dy femijeve dhe megjithese nuk e pranon akuzen per te cilen eshte denuar, ajo na tregon se gjate kohes se qendrimit ne burg, ka zhvilluar kurse te ndryshme

“Jam denuar per nje veper, te cilen nuk e kam kryer. Ketu kam kryer kursin e parukerise, higjienes dhe qendisjes. Nga punimet e mia ne qendisje kam perfituar edhe te ardhura”, thote Hajria.

Por edhe brenda ketyre mureve jeta vazhdon. Keto gra jane ketu jo thjeshte per te vuajtur denimin por edhe per t’u rehabilituar, ne menyre qe kur te dalin te jene ne gjendje te rifilloje jeten.

Keto gra, kane mundesi te punojne pasi te dalin si rrobaqepese, parukiere por edhe si punonjese sanitare.

Top Channel