Durres, konteineri bie mbi kamion, rende shoferi

22/05/2009 18:20

Nje aksident me pasoje plagosjen rende te nje personi eshte regjistruar pasditen e sotme ne terminalin e mallrave te portit te Durresit.

Sipas informacioneve te fundit, nje konteiner qe po spostohej me vinc eshte shkeputur nga ganxha dhe ka rene mbi kabinen e nje kamioni, duke plagosur rende shoferin.

Ky i fundit eshte derguar menjehere ne spital nga personeli i portit, ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve.

Top Channel