Tafaj: U dhunua shteti dhe shoqeria shqiptare

21/05/2009 19:45

Kreu i shoqates se te verberve, Sinan Tafaj ka folur ne studion e lajmeve ne Top Channel pas episodit te dhunes perpara selise se kryeministrise.

“Sot eshte dhunuar nje pjese e shoqerise shqiptare, shteti shqiptar dhe morali njerezor. Jemi nje minorance qe ne menyre demokratike lufton per te drejtat e saj. Ne kerkesat tona kemi evitimin e shkeljeve te ligjit qe na jane bere. Kerkojme te na jepet ajo qe na ka dhene ligji qe nga viti 1996”, u shpreh Tafaj.

Ne vijim, ai deklaroi se perfaqesues te shoqates jane takuar me zv/kryeministrin Pollo per t’i parashtruar shqetesimet e tyre, por nuk kane marre ende nje pergjigje. “Ne 15 prill takuam zv/kryeministrin qe na premtoi se do merrnim pergjigje deri ne 30 prill, te cilen nuk e morem. Edhe gjate ketij 2 javeshi nuk u be asgje, prandaj donim te takonim kryeministrin. Nuk duam te besojme se kryeministri nuk eshte kunder dhunes ndaj nesh dhe shkeljes se te drejtave tona”, shtoi Tafaj.

Ne vijim, ai qartesoi se sot nuk u zhvillua nje tubim apo proteste, por ishte thjesht nje marshim drejt kryeministrise per te kerkuar takim me shefin e qeverise, ashtu si cdo qytetar tjeter.

Top Channel