Sulm kamikaz ne Irak, tete te vdekur

21/05/2009 09:30

Tete persona kane gjetur vdekjen nga nje sulm kamikaz mengjesin e sotem prane nje zyre ushtarake ne veri te Irakut.

Ngjarja ndodhi ne jug te Kirkukut, ndersa pjesetaret e nje levizjeje sunite qe jane kthyer kunder Al Kaedas, ndodheshin ne pritje per te marre rrogat. Mesohet se kater persona te tjere u plagosen nga sulmi.

Nderkaq, ne nje tjeter sulm nga shperthimi i nje bombe ne ane te nje rruge, u plagosen perse persona te tjere, mes te cileve dy police.

Ngjarjet e sotme pasojne sulmet e pergjakshme me bomba te dites se djeshme, qe shkaktuan rreth 40 te vdekur dhe 83 te plagosur.

Top Channel