Sekuestrohen 3,2 tone kokaine ne Kolumbi

21/05/2009 09:35

Policia kolumbiane sekuestroi 3,2 tone kokaine ne portin e Kartagjenes. Sasia e droges u zbulua ne nje magazine ne port dhe kishte nje vlere prej 98 milione dollare.

Droga ishte prone e Daniel Barreras, i njohur ndryshe si “I cmenduri Barrera”, nje nga trafikantet me te medhenj, te kerkuar ne Kolumbi.

Kokaina kishte si destinacion tregun meksikan dhe ate amerikan. Operacioni qe coi ne sekuestrimin e lendes narkotike, u krye nga agjencia amerikane e Antidroges, DEA.

Top Channel