Rama mes studenteve: Te ecim vetem perpara

21/05/2009 15:35

Pas shpalljes se ekipit me te cilin do te garoje ne zgjedhje, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, u eshte bashkuar ne mbremje te rinjve ne Durres.

Por pervec nje feste verore, ngjyrat elektorale dhe kerkesa per ndryshim e kreut te opozites, Edi Rama ishin te pashmangshme.
“Sot eshte momenti qe ju te perfshiheni dhe t’i jepni politikes permasen e vepres tuaj. Ju shpresoni dhe enderroni te jetoni ne nje realitet ku me patjeter kerkoni ndryshimin per veten tuaj, per shkollen dhe per vendin”, u shpreh Rama.

Edi Rama, duke bere pak humor edhe me veten, iu refererua njeres prej kengeve te Bob Marley-t, per t’u thene te rinjve se duhet te ecin perpara dhe te mos dorezohen, sepse sic thote Marley, ne nje beteje udherrefyesit me te mire jane besimi, shpresa dhe dashuria.

“Nje varg i kenges se Bob Marley-t thote: Stand up, don’t give up!’Eshte koha per t’i dhene Shqiperise, familjeve tona, vetes sone nje shprese te re”, u shpreh Rama.

Top Channel