Dhuna ndaj te verberve

21/05/2009 19:25

Kryeministri Sali Berisha ka vene ne levizje strukturen e policise dhe ate te gardes per te identifkuar dhe vene para pergjegjesise personin qe ushtroi dhune ndaj protestuesve prane godines se qeverise. (UPDATE)

Per te identifikuar autorin, kryeministria kerkoi bashkepunimin e Top Channel dhe pas verifikimit te pamjeve te vena ne dispozicion nga departamenti i informacionit te Top Channel, Ministria e Brendshme deklaroi zyrtarisht se autori i incidentit me protestuesit e shoqates se te verberve nuk eshte personel i Gardes se Republikes dhe as i strukturave te Policise se Shtetit.

Gjate nje komunikimi per shtyp, zedhenesi i MPB tha se, njeriu qe dhunoi te verbren eshte biznesmeni Pellumb Bushi.

“Personi qe ka goditur nje zonje nuk eshte pjesetar i asnje strukture te Ministrise se Brendshme dhe i asnje institucioni shteteror. Ai eshte ndaluar nga policia dhe rezulton te jete shtetasi Pellumb Bushi, biznesmen i furrave te bukes. Nga ana tjeter, punonjesit e gardes nuk mund te nderhyjne per asnje veprim, pervec mbrojtjes se institucionit ku jane vendosur”, ka deklaruar zedhenesi Fatmir Konja.

Por megjithese autori u gjet dhe ndaj tij eshte rregjistruar ceshtja penale, ajo qe mbetet shqetesuese ne kete histori eshte qetesia me te cilen largohet dikush qe dhunon dike tjeter, ne kete rast, nje person dyfish te pambrojtur.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i PS, Edi Rama, i cili e ka cilesuar dhunen e ushtruar si nje veprim te politikes se vjeter qe nuk zgjidh dot hallet e qytetareve.

“Shpreh indinjaten time per ate qe ndodhi me te verberit para kryeministrise. Kjo qeveri e paafte te zgjidhe problemet e njerezve ne nevoje, eshte shembelltyra e fundit e nje politike te vjeter pa veshe per te degjuar hallet e njerezve dhe pa sy per te pare gjendjen e tyre”, ka deklaruar Rama.

Por i menjehershem ka qene edhe reagimi i qeverise, e cila ka mohuar cdo pergjegjesi lidhur me ngjarjen. “Kryetari i PS Edi Rama denoncoi goditjen sipas tij nga nje punonjes i kryeministrise ndaj nje zonje. Sic tha dhe MPB, ky person nuk eshte punonjes i kryeministrise dhe as i administrates shteterore, por eshte nje biznesmen qe po kalonte ne ate rruge per te vajtur ne QKR”, ka deklaruar zedhenesja e qeverise Luela Mecani.

Top Channel