
“Kam degjuar edhe une te flitet per ndarjen time me Franceskon. Por tashme per mua eshte nje argetim …ndoshta njesoj si te shohesh parashikimin e motit”.
Keto jane fjalet e Hilari Blasit, gruas bukuroshe te futbollistit te mirenjohur te Romes, Francesko Toti.
“Degjoj shume fjale per ne. Njehere thone se jam shtatzene serish, njehere se ai ka nje te dashur. Dhe te mendosh qe jam ne vitin e shtate te marteses, i bie qe te nxehem cdo minute”, thote Blasi.
E njohur jo vetem si gruaja e futbollistit, por edhe si nje showgirl ne spektaklet italiane, Blasi qeteson te gjithe fansat se ndarja Berluskoni-Lario nuk do te ndiqet nga nje tjeter e quajtur Toti-Blasi.
Hilari gjithsesi mbetet nje grua e qeshur, qe ben humor po edhe ironi shpeshhere me veten e saj dhe famen e te shoqit.
Top Channel