Banda e Durresit, procesi vijon deshtimin

21/05/2009 19:10

Vazhdon te deshtoje procesi ndaj te pandehurve te se ashtuquajtures “banda e Durresit”, me te pandehur kryesor Lulzim Berishen.

Serish shkak jane bere avokatet mbrojtes. Pasi avokati qe per dy here rresht paraqiti ne seance raport nga pediatria dhe pasi gjendja e tij shendetesore u permiresua, nje tjeter avokat ka munguar.

Riza Icka i kishte paraqitur gjykates nje justifikim ku thuhej se ndodhej ne nje proces tjeter. Por gjykata ka kryer verifikimet ne gjykaten e Tiranes, nga ku doli qe avokati mashtronte pasi nuk po ndiqte asnje proces gjyqesor.

Drejtesia nuk po ve dore ne ceshtjen e avokateve, te cilet ne proceset me te rendesishme po mungojne njeri pas tjetrit duke shenuar rekorde.

Madje, ata ne seance kane akuzuar edhe gazetaret per transmetimin e situates, ndersa gjykata, e pafuqishme per te celur gjyqin, eshte detyruar te shtyje serish seancen.

Top Channel